Naco: Mungoj unë dhe KLD fut në rend dite emërime gjyqtarësh.

Postuar në 11 Korrik, 2014 04:02

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shfrytëzuar mungesën e ministrit të Drejtësisë Nasip Naco në mbledhjen që pritet të mbahet sot në orën 15:00 për të futur në rendin e ditës edhe emërime gjyqtarësh. Akuza është bërë nga vetë ministri Naço, i cili sqaroi për mediat se i kishte kërkuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë të shtynte këtë mbledhje për shkak të axhendës së tij, kërkesë e cila nuk është pranuar nga ky institucion.
 
Sipas ministrit Naço kjo nuk është situatë e panjohur për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ai thotë se edhe në raste të tjera është shfrytëzuar mungesa e tij për të futur në rend dite çështje të tjera.
 
Në orën 15:00 KLD pritet të mblidhet për masë disiplinore nga 3 gjyqtarëve. Bëhet fjalë për gjykatësin e Pukës. Shtjefën Lleshi, dhe gjyqtarët e Elbasanit, Bujar Musta dhe Ilir Pashjan.
 
Këto masa disiplinore, të kërkuara nga ministri i Drejtësisë Nasip naco ishin edhe në mbledhjen e një jave më parë të KLD-së, por u shtynë. Mbledhja do të zhvillohet sërish me dyer të mbyllura, pavarësisht se ministri Naco e ka vlerësuar këtë fakt si mungesë trasnparence. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.