Vlorë, shpërthim në një banesë, ndërron jetë 70-vjeçari

Postuar në 28 Gusht, 2014 06:04

Rreth 2 orë pas shpërthimit të një automjeti ku si pasojë ndërroi jetë një 42 vjeçar, një tjetër shpërthim ka ndodhur në qytetin e Vlorës në një banesë njëkatëshe.

Shpërthimi ka ndodhur në lagjen “Çole”, rreth orës 09:30 ndërsa është shembur tërësisht banesa duke zënë poshtë edhe pronarin e banesës 70-vjeçarin Rrapo Halili.

Rreth orës 11:30 është bërë i mundur edhe nxjerrja e trupit të pajetë të 70-vjeçarit.

Fillimisht u raportuar se ngjarja ka ardhur si pasojë e shpërthimit të bombolës, por nuk është konfirmuar ende. Policia dhe grupi i ekspertëve që ndodhet në vendngjarje ka nisur hetimet për zbulimin shkaqeve reale të ngjarjes.

 Fillimisht u raportua se ngjarja ka ardhur si pasojë e shpërthimit të bombolës, por nuk është konfirmuar ende. Policia dhe grupi i ekspertëve që ndodhet në vendngjarje ka nisur hetimet për zbulimin shkaqeve reale të ngjarjes.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.