Plagosje e dyfishtë me kallashnikov në Laprakë, u qëlluan nga makina

Postuar në 30 Gusht, 2014 05:33

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri është shënuar mëngjesin e sotëm në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 në rrugën "Pandi Dardha" pranë një lokali në zonën e Laprakës ku të plagosur kanë mbetur Lulzim Elezi dhe Luan Sinani. 

Mësohet se të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës, për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore, dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Nga të dhënat e para të policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale, ku të plagosurit dhe autorët kanë qenë në një lokal nate, dhe aty mendohet se ka nisur edhe konflikti mes tyre. 

Më pas, sipas policisë, nga dëshmitë e mbledhura në vendngjarje, autorët e plagosjes ishin në lëvizje me një automjet tip "Benz Rexhina" me ngjyrë të bardhë. Uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Tiranë, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.