Itali, blenë vizat për 3500 €, në kërkim 2 xhihadistët shqiptarë

Postuar në 30 Gusht, 2014 05:42

Media të ndryshme italiane kanë raportuar ditën e sotme lajmin se në territorin e tyre kanë hyrë me viza të rregullta tre xhihadistë kosovar. Kjo gjë është bërë e mundur falë një skeme korruptive që ka përfshirë ambasadën italiane në Prishtinë dhe vetë të birin e Ibrahim Rrugovës, Ukë Rrugova.

Lajmi është dhënë me bujë nga mediat e ndryshme italiane pasi njëri nga tre xhihadistët raportohet se kohë më parë ka hedhur veten në erë në një atentat terrorist në Irak, kurse fati i dy të tjerëve ende nuk dihet, nëse ende ndodhen në territorin e vendit.

Ngjarja konsiderohet po nga këto media edhe më e rëndë pasi i implikuar është dhe ish konsulli i ambasadës italiane në Prishtinë, i cili sipas hetimeve të para të EULEX dhe të autoriteteve italiane kishte ngritur nje skemë korruptive që pajiste shtetas të ndryshëm kosovar me viza për 3500 euro.

Hetimet kanë kohë që kanë nisur për këtë ngjarje por, duke u bazuar në ndjeshmërinë e lartë që ka tema në muajt e fundit, autoritetet italiane i kanë mbajtur të fshehta.

Konsulli në fjalë ishte dëbuar nga posti i tij sapo u konstatuan shkeljet, ndërsa ambasadori italian në Kosovë, Louis Michael Giffoni, që për momentin nuk rezulton të jetë nën hetim, muaj më parë u detyrua të kthehej në vendin e tij dhe të linte postin diplomatik në Prishtinë.

Siç theksojnë mediat italiane, vizat, ishin në shitje kundrejt pagesës 3500 euro në ambasadën italiane në Prishtinë, dhe sipas hetimeve, me dijeninë dhe të personelit në skandalin “3500 euro një vizë” është përfshirë dhe Ukë Rrugova, parlamentar dhe i biri i Ibrahim Rrugovës.

Pasi u zbulua një pjesë e ngjarjes-skandal që përfshin 360 gradë institucione dhe personazhe, mediat italiane ngrenë, pyetjen: nëse janë vetëm tre xhihadistët që kanë hyrë rregullisht në territorin italian.

I biri i ish presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, Ukë Rugova, ish deputet i Parlamentit të Kosovës, është arrestuar më datë 5 Shkurt ga EULEX-i si i dyshuar për shitje vizash nga ambasada e Italisë. Përveç Ukë Rugovës, EULEX arrestoi edhe 7 persona të tjerë të dyshuar për aktivitet kriminal të organizuar, më saktë për shit-blerje vizash në bashkëpunim me zyrtar të ambasadës italiane në Prishtinë.

Skema korruptive, sipas raportimeve më të hershme të "Shqiptarja.com", ishte shumë e thjeshtë, kur individë të caktuar aplikonin për viza italiane dhe paguanin shumën e 3500 eurove, atyre u aprovoheshin dokumentat pa u përmbushur asnjë kriter, nëpërmjet zyrtarëve të caktuar në ambasadën italiane si Florian Petani.

Të arrestuarit e tjerë mbi këtë çështje më 5 Shkurt të këtij viti janë: Izet Beqiri, Florjan Petani, Edison Idrizaj, Fitim Beqiri, Visar Beqiri, Azad Beqiraj, Hamza Beqiri.  

Vetëm një muaj pasi Ukë Rrugova u lirua nga paraburgimi, mediat italiane kanë publikuar dhe se nga skandali i vizave, që implikon të birin e Ibrahim Rrugovës, kanë përfituar dhe tre xhihadistë kosovar.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.