Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, 7 në pranga, mes tyre 3 vajza.

Një rrjet prostitucioni është zbuluar nga Antikrimi i Policisë së Durrësit, ndërsa 7 persona kanë rënë në pranga. Nga të arrestuarit, 4 janë meshkuj dhe 3 femra. Një person i dyshuar si i implikuar në këtë rrjet prostitucioni është shpallur në kërkim ndërsa tetë të tjerë ndiqen në gjendje të lirë.
Zbulimi i këtij rrjeti të prostitucionit në qytetin bregdetar të Durrësit erdhi pas 2 muajsh hetimi nga sektori për Trafiqet dhe Narkotikët në kuadër të operacionit “Klienti”.
Të arrestuarit:
Dorian Cakrri 21 vjec banues në Durrës
Armando Tahiri 17 vjeç banues në Durrës
Adenis Selimi, 24 vjec banues në Durrës
Sonila Ymeri 30 vjec banuese ne Durres
Malvina Skurra 17 vjec banuese ne Durres
Luljeta Preza 22 vjec banuese ne Durres
Veljan Mazniku 21 vjec banues ne Durres
U shpall në kërkim:
Mateo Dulaj 17 vjec banues ne Durres
Këta persona akuzohen për veprat penale "shfrytëzimit prostitucioni" "ushtrim prostitucioni" "vënia në përdorim e ambienteve për ushtrim prostitucioni" dhe "moskallzim krimi".
Add new comment