Krujë, nëna mbyt foshnjën 3-muajshe dhe e varros në kopshtin e shtëpisë

Krimi brenda familjes këtë herë ka shënuar viktimën e radhës në fshatin Borizanë të Krujës ku një 29-vjeçares ka mbytur foshnjën saj dhe e ka varrosur në oborrin e banesës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën e tre shtatorit ku shtetasja E.Sh sipas policisë, foshnjën e saj të seksit mashkull e ka varrosur në oborrin e shtëpisë.
Ende nuk ka informacion të plotë për rrethanat e kësaj ngjarjeje, teksa e reja e cila mësohet se ishte e pamartuar, është shoqëruar në polici.
“Babai i fëmijës është një banor i fshatit dhe ai nuk e dëshironte këtë fëmijë” mësohet të ketë thënë teksa është marrë në pyetje nga policia 29 vjeçarja nga Borizana.
Ajo refuzon të tregojë identitetin e babait të fëmijës si dhe rrethanat e krimit makabër.
Policia përveç 29-vjecares po merr në pyetje edhe banorët e fshatit për të zbardhur rrethanat e plotë të kësaj ngjarjeje.
Add new comment