Shtyhet seanca ndaj Arben Frrokut shkak bëhet mungesa e Prokurorit.

Seanca e radhës gjyqësore ndaj Arben Frrokut, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, është shtyrë për shkak të mungesës së Prokurorit të çështjes.
Seanca gjyqësore ishte parashikuar të mbahej me dyer të mbyllura në Gjykatën e Krimeve të Rënda për shkaqe sigurie dhe hetimore.
Trupi gjykues i kësaj i çështje i përbërë prej 5 gjyqatrësh, bëri të ditur sot se pritej të dëshmonte edhe dëshmitari i mbrojtur nga drejtësia, Arben Ndoka. Dëshmitari Ndoka duhej të dëshmonte më 30 korrik të këtij viti por ajo u shty për shkak të mungesës së vetë dëshmitarit.
Më herët, dëshmitari Arben Ndoka kishte pretenduar se e ka parë Arben Frrokun në vendin e ngjarjes, mbrëmjen e 24 Shkurtit kur Dritan Lamaj u qëllua me armë teksa do të lëvizste me makinë pranë banesës së tij në kryeqytet
Biznesmeni Arben Frroku u arrestua më 25 Shkurt të 2013-ës në Selanik nga Policia greke si i dyshuari i drejtësisë shqiptare për këtë krim.
Add new comment