Pranga 2 personave, kundërshtuan policinë se udhëtonin të dehur.

Postuar në 11 Shtator, 2014 03:12

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Përmetit, pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e rendit, pasi njëri prej tyre drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Mësohet se në pranga të policisë kanë rënë E.Xhaferi dhe Xh. Muhaj. Sipas policisë, të dy këta persona në bashkëpunim kanë kundërshtuar me dhunë efektivët blu gjatë kryerjes së detyrës, për kontrollin dhe shoqërimin e tyre në komisariat, pasi Xh.Muhaj drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu forcat e policisë kanë arrestuar edhe A.Bako pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së një banese, për të cilën ishte njoftuar policia. 

Materialet në ngarkim të të dy ngjarjeve të mësipërme i kanë kaluar Prokurorisë për procedime të mëtejshme. 
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.