Kavaja i "merr" investitorët kinezë Italisë,Roshi:Binjakëzim me Tianjin.

Postuar në 11 Shtator, 2014 11:37

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi i cili ishte pjesë e delegacionit shqiptar të kryesuar nga kryeministri Edi Rama në Kinë, në një intervistë për Radio Ejani tregon se po punon të tërheq investitorët kinezë në këtë qytet.
Ai thotë se po punon për binjakëzimin mes qytetit të Tianjin dhe Kavajës. Në intervistë për Radio Ejani ai thotë se ka diskutuar dhe me kryeministrin Rama për të sjellë në Shqipëri investitorët kinezë që janë në Itali dhe që merren me prodhimin e këpucëve. Delegacioni shqiptar u ftua nga qeveria kineze për të marrë pjesë në Forumin Veror të Davosit 2014, që u zhvillua në qytetin port të Kinës, në Tianjin. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.