Bushnesh/ Krim në familje, vëllai vret vëllanë për konflikte pronësie

Vëllai vret me armë zjarri vëllanë e më pas vetëdorezohet në polici. Ngjarja e rënde ka ndodhur ne oret e para te mëngjesit ne fshatin Bushnesh në Krujë. Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është Pal Marku, nderkohë që autori është Petrit Marku. Sipas policisë dy vëllezërit janë konfliktuar shpesh kohët e fundit. Mëngjesin e së premtes pas një sherri verbal të nisur mes dy vëllezërve, vëllai i vogël Petrit Marku, ka rrëmbyer një armë tip automatik që mbante dhe ka qëlluar në drejtim të vëllait më të madh Pal Marku. Pas ngjarjes ai ka marrë armën e krimit dhe është vetëdorëzuar në polici. Dy vëllezërit kanë pasur në pronësi një lokal por nuk dihet nëse konflikti ka ndodhur për çështjen e pronësisë së lokalit apo të banesave.
L.V
Add new comment