Itali, arrestohet shqiptari me heroinë e kishte fshehur në pjesët intime.

Një 32 vjeçar shqiptar është vënë në pranga të policisë italiane, në provincën e Chietit, pasi i janë zbuluar dhe sekuestruar 20 gramë heroinë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, e kishte fshehur drogën në pjesët intime të tij, ndërsa ajo iu zbulua pas një kontrolli të imtësishëm.
Mësohet se 32 vjeçari, i cili rezulton të jetë me precedentë penalë, po qëndronte duke pritur pranë një pike karburanti, dhe dyshohet se do të takohej me dikë.
Sipas policisë, dyshimet ndaj tij, nisën që me faktin se makina që ai kishte, ishte e regjistruar në emër të një shqiptari që jeton në një provincë tjetër, dhe madje edhe ky i fundit rezulton të jetë dënuar më parë për implikim të trafikut të drogës.
Shqiptari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Chietit.
Add new comment