Shkodër, përplasen dy grupe, plagoset me armë 24-vjeçari.

Postuar në 16 Shtator, 2014 14:26

Një 24-vjeçar është plagosur  me armë zjarri në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur tek vendi i quajtur Ura Dervishbegut.
 
Sipas policisë ka ndodhur një shkëmbim zjarri mes dy grupeve nga dy makina.
 
Plumbat kanë plagosur 24-vjeçarin Elidon Peraj 24 vjeç, i cili ndodhet në siptalin e Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.
 
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen, si dhe për të arrestuar autorët e kësaj plagosjeje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.