57 vite burgim tre të dyshuarve, groposën 23-vjeçarin

Postuar në 20 Shtator, 2014 05:26

Gjykata e Matit dënoi me 57 vite burg, tre të dyshuar për një krim horror, ku pasi masakruan për vdekje një 23-vjeçar, e groposën në bregun e lumit Mat. Përparim Boja u dënua me 25 vite burg, Luis (Astrit) Boja me 17 vite, ndërsa Fatjon Cani me 15 vite burg. Tre të pandehurit u gjetën fajtorë për akuzën e "vrasjes me paramendim", kryer në bashkëpunim, në dëm të Fatjon Barmetës, në nëntor të 2012-ës. Sipas prokurorisë, dy vëllezërit Boja dhe miku i tyre, Cani, kanë goditur për vdekje me sende të forta viktimën, pasi dyshonin se ai ngacmonte bashkëshorten e të pandehurit Përparim Boja. Për këtë të fundit, prokuroria kishte kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm; për dy të pandehurit e tjerë ishte kërkuar një dënim me nga 25 vite burg secili. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.