Një 38 vjeçar ndalohet nga policia, përplasi me kamion 27 vjeçarin

Postuar në 26 Shtator, 2014 03:31

Një 38 vjeçar është ndaluar nga policia e Sarandës, pasi ka përplasur me automjetin e tij kamion, një 27 vjeçar nga qyteti i Tiranës. Policia bën me dije se i ndaluari me inicialet I. K, është banues në Sarandë. Ndalimi i tij u krye pasi duke drejtuar automjetin tip kamion të markës Mercedes-Benz me te Vlorës ka dëmtuar E. H., i cili ka marrë plagë të lehta. Policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje ka sekuestruar nën cilësinë e provës materiale automjetin, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.