Nga burgu, Arben Frroku: Njoh dëshmitarin, është Flamur Vladi.

Postuar në 27 Shtator, 2014 03:47

I akuzari për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj, Arben Frroku ka zbuluar identitetin e dëshmitarit kyç që po bëhet shkak për shtyrjen e seancave në ngarkim të tij. Frroku shprehet se e njeh prej kohësh dëshmitarin, Fatmir Vladi, dhe se ky i fundit është penduar ndaj nuk paraqitet në gjyq. Sipas tij, Vladi është një person me të kaluar të errët.

“Dëshmitari është penduar për gabimet e veta dhe nuk do të dëshmojë, jo se ka ikur në drejtim të pa ditur. Ai ka një të kaluar të errët, luan në lojëra fati. Kishte lënë ca lek në ca pika të miat të basteve dhe donte të më jepte një makinë për të shlyer borxhin. Unë nuk pranova i thash dua lekë. Siç u ka humbur atyre para ca kohësh, më ka humbur ca kohë edhe mua. Edhe me familjarët ka problem. Nuk dua t’u jap shumë detaje, por ai është Fatmir Vladi, banon në Tiranë. Ka banuar në ‘Misto Mame”- u shpreh Frroku.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.