Kuvendi i PD, Berisha:Të ndalojmë shtetin policor, të dalim në protesta.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka Kuvendi i PD-së iu bëri thirrje demokratëve se kjo është dita e përgjegjësi për tu përballur me dyshen Rama-Meta që sipas tij po zëvendëson shtetin ligjor me atë policor dhe po cënojnë demokracinë. Sipas tij, ligji i ditës sot është tritoli, maskat dhe vrasjet kudo në rrugë.
“Ne jemi mbledhur në këtë Kuvend historik, pas zgjedhjeve të të gjitha degëve në PD. Këto janë arritje historike për PD, kjo parti mbilidhet sot me e bashkuar më e gatshme për betejat e saj. Kjo është një ditë e përgjegjësisë historike për në demokratët, sepse të gjithë sytë janë në këtë sallë. Kjo është një ditë mbi demokracinë, pas kësaj qeverie që po rrezikon lirinë. Sot shpirtrat e mbarë shqiptarëve janë tek vendimet tona me ne, në këtë sallë vendoset fati i demokracisë, nën sulmin e egër dhe kërcënimit mafioz të klikës Rama-Meta që po zëvendëson shtetin ligjor me shtetin policor, i ka shpallur vendimet e gjykatave si letër pa vlerë linçon dhe arreston me bandat e saj demokratët dhe kundërshtarët e saj politikë” deklaroi Berisha.
Ish-kryeministri tha se kjo është një qeveri e urrejtjes dhe përçarjes kombëtare. Berisha tha se qeveria ka izoluar verilindjen nga fondi i zhvillimit të rajonit.
“Neobllokmenët me në krye Edim Kristaq Ramën vërsulen ndaj demokratëve pasi rrëzuan sistemin e tyre. Edi Rama është sot i vetmi kryeministër që iu organizon deputetëve të PD dhunë, në vendin më të sigurt Kuvendin. Rama mashtroi me premtimet e tij, dhe sot pas një viti nuk është bërë asgjë. Kjo është qeveria më përçarëse kombëtare se ajo e diktaturës. Shkoi në Kosovë pa qënë kryeministër dhe përcau deputetët. Kjo është qeveria e urrejtjes krahinore sepse bëri një reformë territoriale sipas dëshirave të veta. Kjo është qeveria anti kombëtare sepse po i ndan fondet në mënyrë jo të drejtë”, deklaroi Berisha.
Ai kërkoi më tej, të ndalohet ajo që e quajti revanshi i dyshes Rama-Meta. Sot ka ardhur ora e demokratëve, sipas tij, prandaj duhet protestuar me çdo formë. Vendi sipas Berishës, ndodhet në një emergjencë kombëtare, prandaj demokratët duhet të protestojnë.
Për të ardhen e tij dhe rolin në PD, Berisha saktësoi : “Unë kam bërë zgjidhjen time përfundimtare. Së bashku për 23 vite kemi bërë realitet ëndërrat më të bukura të njeriut, anëtarësimi në NATO, pavarësia në Kosovë. Vërtet në 26 qershor dhashë dorëheqjen nga PD, por edhe 2 jetë po të kisha me punë ditë e natë nuk do t’i shpërbleja ju për atë që keni bërë për mua. Ndaj do vazhdojmë me ju në këtë betejë, deri në fitoren tonë e merituar”.
Add new comment