Zgjidhet kreu i Unionit të Gjyqtarëve Hoxha: Të hapur dhe jo më shkelje.

Unioni i Gjyqtarëve, gjatë një mbledhjeje të kryer ditën e sotme, ka zgjedhur kryetarin e ri Gerd Hoxha. Gjithashtu gjatë mbledhjes janë zgjedhur dhe strukturat drejtuese të unionit.
Hoxha ka shërbyer më parë si gjykatës pranë dhomës penale të kryeqytetit dhe vjen në këtë post pas largimit të Ervin Metallës. Pas zgjedhjes dhe të strukturave drejtuese të unionit Hoxha u shpreh se Unioni do të jetë më pranë gjygjtarëve dhe i hapur për qytetarët.
Gjithashtu sipas kreut më të ri të Unionit, Gerd Hoxha, “Unioni mbetet streha e profesionistëve dhe dënon çdo shkleje që bëjnë gjyqtarët në dhënien e drejtësisë.
Add new comment