Nis prishja e 600 objekteve pa leje Rama:Çibanë të lejuar nga bashkia!

Postuar në 29 Shtator, 2014 03:11

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka nisur ditën e sotme një aksion për prishjen e objekteve pa leje, në zonën e Ali Demit në Tiranë. Mësohet se gjatë këtij aksioni, pritet të prishen rreth 600 objekte të jashtëligjshme, teksa aksioni i INUK, do të nisë në zonën e Ali Demit për të vijuar drejt qendrës së kryeqytetit.
 
Askioni është përshëndetur edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, e ka cilësuar këtë si vijim të shkuljes së çibanëve, që sipas tij, janë lejuar të ndërtohen, nga neglizhenca e Bashkisë së Tiranës.
 
“Vijon ne TR shkulja e çibaneve qe mbine kudo neper trotuare e ne mes te rrugeve te braktisura nga bashkia.” shkruan Rama.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.