Vjedhja e thesarit, Elivar Golemi kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë.

Postuar në 29 Shtator, 2014 06:41

Pasi ka kaluar 23 ditë në paraburgim me vendimin e Gjykatës Penale të Tiranës si dhe Apelit, ish-inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë Elivar Golemi kërkon lirinë në Gjykatën e Lartë.

Me anë të rekursit regjistruar këtë të hënë nga avokati i saj në gjykatën e Lartë, Golemi kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në një masë lehtësuese.

Golemi është 1 nga 6 personat që qëndrojnë në burg për skandalin e Bankës, teksa pak ditë më parë ishte Gjykata e Apelit, e cila për ish-guvernatorin Ardian Fullani vendosi “arrest shtëpie” teksa për ish-inspektoren dha “arrest me burg”.

Vetë Golemi gjatë seancës në Apel kërkoi pafajësinë pasi ajo u shpreh se ka zbatuar vetëm ligjin gjatë ushtrimit të detyrës, por kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata duke e lënë atë në burg.

Dy ish-zyrtarët e bankës Golemi dhe Fullani pritet që brenda javës të merren në pyetje për të sqaruar pozicionin e tyre në lidhje me akuzën, teksa është Gjykata e Lartë ajo e cila do të shprehet për ndryshimin e masës së sigurisë.

Ish-guvernatori Fullani nuk ka dorëzuar ende në Gjykatën e Lartë kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë, ku pritet që për “arrestin në shtëpi” dhënë nga Apeli për Fullanin, të bëjë rekurs dhe Prokuroria duke kërkuar rikthimin e tij në burg.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.