Itali, kapet shqiptari me 22 kg marijuanë në bodrumin e shtëpisë.

Postuar në 30 Shtator, 2014 12:59

Guardia di Finanza e provincës së Chietit në Itali ka vënë në pranga një shtetas shqiptar pasi në bodrumin e apartamentit që kish marrë me qera i’u gjendën 22 kg marijuanë. Shtetasi në fjalë është një 37-vjeçar nga Vlora dhe prej kohësh dyshohej të ishte shpërndarës.

Andrea Diamanti, 37 vjeçari nga Vlora dhe me banim  në Montesilvano të italisë, aktualisht ndodhet në një nga qelitë e burgut San Donato në Pescara me akuzën për shpërndarje dhe trafik të lëndëve narkotike.

Sipas Vittorio Mario Di Sciullo, komandant i Guardia di Finanza në Chieti, pas dyshimeve që prej kohësh ishin ngritur mbi shqiptarin nga Vlora, autoritetet italiane bën një ndërhyrje të tipit ”blitz” në apartamentin e tij. Ku i’u gjendën Diamantit në bodrum rreth 22 kg marijuanë, e ndarë në 11 pako me nga 2 kg secila dhe me një vlerë totale prej mbi 200 mijë euro.

Ndërsa Diamanti pritet të dali para trupit gjykues, autoritetet italiane po vazhdojneë hetimet për të zbuluar fornitorin e 37-vjeçarit nga Vlora dhe në identifikimin e ndonjë bashkpunëtori të mundshëm.
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.