Objekte pa leje,Rama: Faleminderit qytetarë, çlirojmë qytetin pa bashki!

Postuar në 03 Tetor, 2014 03:46

Teksa aksioni i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar në Tiranë vijon për prishjen e objekteve pa leje, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar qytetarët për denoncimet e bëra për çlirimin e hapësirave të asaj që kryeministri e ka cilësuar qytet pa bashki.

Përmes postimit në rrjetin social Twitter, Rama nënvizon  ndihmën e dhënë nga ana e qytetarëve në denoncimin e ndërtimeve pa leje në kryeqytet. Shefi i qeverisë, vlerëson pjesëmarrjen e qytetarëve në këtë aksion në çlirimin e hapësirave të përbashkëta publike, të një qyteti që sipas kryeministrit është pa bashki.

“Faleminderit qytetareve qe denoncojne duke marre pjese ne çlirimin e hapesirave te perbashketa te qytetit pa bashki!” shkruan Rama
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.