Tentojnë shkarkimin e Shkëlqim Hajdarit, prokurorët në sherr.

Postuar në 03 Tetor, 2014 07:30

 Një mbledhje me dyer të mbyllura e kryeprokurorit Adriatik Llalla me prokurorët e rretheve është përfshirë nga debate të forta, të cilat dyshohet të kenë arritur deri në konfrontim fizik mes palëve.
 
Kryeprokurori i Apelit Shkëlqim Hajdari ka debatuar ashpër me përfaqësues të kryesisë së Shoqatës së Prokurorëve, ku ai eshte kryetar, duke detyruar Llallën të ngre zërin dhe të kërkojë largimin e tyre nga mbledhja.
 
Disa prej anëtarëve të kryesisë së Shoqatës së Prokurorëve kanë shfrytëzuar numrin e madh të prokurorëve të pranishëm në këtë mbledhje, për të dalë jashtë rendit duke kërkuar shkarkimin e Shkëlqim Hajdarit. Kaq ka mjaftuar që gjakrat të nxehen dhe Hajdari të përfshihet në një debat të ashpër verbal në prani të kryeprokurorit Llalla. Edhe pse ka kërkuar që të ulen tonet, është dashur ndërhyrja e truprojave të Llallës që konflikti të shuhet...por me pare dyshohet te kete pasur edhe konfrontim fizik!

Kryeprokurori i Apelit eshte njeheresh kreu i Shoqates se Prokuroreve dhe kerkesa per shkarkimin e tij ishte per postin qe ai mban ne shoqate.

Kjo mbledhje ishte thirrur nga kryeprokurori Adriatik Llalla për të zgjedhur anëtarin e Bordit të Shkollës së Magjistraturës nga radhët e Prokurorisë. Pas debateve të ndezura, Llalla braktisi mbledhjen ndërsa votimi për dy kandidartët, Rovena Gashi dhe Dritan Reshka ende nuk kishte përfunduar. Mes debateve e rrëmujës, prokurorët e kanë mbyllur votimin pa praninë e kryeprokurorit, ku pas numërimit Dritan Reshka u zgjodh anëtar i Bordit të të Shkollës së Magjistraturës.

Sqarim i Prokurorise se Pergjithsme mbi incidentin e ndodhur në Mbledhjen e Prokurorëve
Prokuroria e Përgjithshme sqaron një incident të ndodhur gjatë mbledhjes së përgjithshme të Prokurorëve, të zhvilluar gjatë ditës së Premte, dt. 03.10.2014, ku do të zgjidhej anëtari i Bordit të Shkollës së Magjistraturës nga radhët e Prokurorisë.
 
Gjatë momentit të votimit, dy prej anëtarëve të Kryesisë së Shoqatës së Prokurorëve, e cila është një organizëm jofitimprurës jashtë institucionit zyrtar, kanë debatuar në afërsi të Prokurorit të Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla. Duke qenë se tonet e debatit ndërmjet anëtarëve të Kryesisë së Shoqatës kanë qenë të larta, Prokurori i Përgjithshëm ka kërkuar nga dy diskutantët që të largohen nga salla për të qetësuar situatën e debatit dhe gjithçka vijoi në normalitet.
 
Prokuroria e Përgjithshme duhet të sqarojë median dhe opinionin publik se Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, nuk ka qenë i përfshirë në diskutime dhe në incident.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.