Roskovec, sherr banal në lokal, plagosen me thikë 2 persona.

Postuar në 04 Tetor, 2014 03:00

Një sherr banal ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit, në një nga lokalet e Roskovecit. Si pasojë  kanë përfunduar të plagosur 3 persona, dy prej të cilëve në gjendje kritike për jetën. Sipas burimeve të plagosurit janë goditur me thikë dhe ndodhen në sallën e reaminacionit.

I plagosur ka mbetur 53-vjeçari Shkëlqim Çepele  i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi ka marrë goditje thikë në gjoks dhe në bark, po kështu sipas policisë i plagosur ka mbetur dhe 30-vjeçari Ladi Kola. Dyshohet se autor i kësaj ngjarje është Haziz Çepele 55-vjeç, i cili gjithashtu ka mbetur i plagosur me mjete të forta gjatë sherrit në lokal.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes si dhe në spitalin rajonal të Fierit ku ndodhen të plagosurit dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Disa orë pas ngjarjes, policia ka mundur të arrestojë edhe autorin Haziz Çepele. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.