KLSH: Skema e sigurimeve 'gropë'. Në 2013 s’u mblodhën 10 mld lekë

Skema aktuale e sigurimeve shoqërore shfaq problematika pasi është krijuar një deficit në të ardhur me 622 milionë lekë. Pas auditit të realizuar nga KLSH në Institutin e Sigurimeve Shoqërore për periudhë 1 janar deri në 31 dhjetor 2013, ka rezultuar se nuk janë mbledhur 10 miliardë lekë. Sipas këtij auditi, rezultojnë të papërfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore në fshat 113,377.
Përveç rritjes së detyrimeve të papaguara, KLSH evidenton se problem shqetësues është mosdorëzimi i listëpagesave nga subjektet e biznesit të madh dhe të biznesit të vogël, sidomos ato të biznesit të vogël. Sipas KLSH, logaritet që nga 749,320 listëpagesa që duhet të vinin në format elektronik pranë ISSH, kanë mbërritur vetëm 64,500 listëpagesa.
Për përmirësimin e punës në ISSH, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka rekomanduar 25 masa ndryshimi në legjislacion dhe masa organizative, si dhe katër masa shpërblim dëmi.
Kështu, KLSH rekomando përcaktimin e rregullave standarde për indeksimin e masës së pensionit, si dhe reformim të skemave suplementare, duke rritur moshën e daljes në pension suplementar, si dhe duke përmirësuar formulën e llogaritjes, duke u bazuar në pagën neto dhe jo atë bruto.
Add new comment