Vidhnin makina tek "Unaza e Re" duke sharruar dyert, 3 në pranga

TIRANE - Policia e Tiranës, në kuadër të operaciont të koduar “Sharra” ka arrestuar në flagrancë 3 persona të cilët vidhnin automjete në zonën e “Unazës së Re” në kryeqytet.
Në pranga kanë rënë Klajdi Çelako 35 vjeç, Guxim Treshnjeva 39 vjeç që të dy të lindur në Bajram Curri dhe banues në Tiranë, të dënuar dhe më parë për vjedhje si dhe Ramazan Poga 25 vjeç lindur në Has dhe banues në Tiranë.
Sipas policisë, te tre këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur rreth 15 automjete në zonën e “Unazës së Re” në Tiranë, duke u sharruar dyert. Materialet në ngarkim i kanë kaluar Prokurorisë për procedime të mëtejshme penale ndaj tyre.
Add new comment