Vlorë, dëmtohen drurët e rrallë ...por nuk ka asnjë të ndaluar

VLORE - Rreth tetë metër kub dru i rrallë, i llojit ilqe është prerë nga persona të paidentifikuar në fshatin Kuç, të Vlorës, ndërsa sasia e lëndës drusore të prerë është evidentuar nga inspektorët e pyjores në qytetin bregdetar.
Ende nuk dihet se kush janë autorët e kësaj masakre të natyrës, teksa vetëm pak ditë më parë drejtoria rajonale pyjore kishte nisur punën për evidentimin e dhe ruajtjen e pyjeve të rralla.
Lajmi për këtë dëm konfirmohet edhe nga drejtuesit rajonalë të pyjores, ndërsa A1 Report sjell pamjet e stivave të druve që ndodhen në magazinat e fshatit.
"Sasia e drunjeve është gjendur pranë shtëpisë së kryeplakut të fshatit, pastaj praktikat dhe proceduar vazhdojnë nga inspektoriati, të cilat janë disa procedura që do vazhdojë hetimi për menyrat se si është prerë ky dru, kush është transportuesi i këtij druri dhe kush poseduesi i këtij druri." tha Marjo Kalos drejtor i pyjores Vlorë
Kalos ndër të tjera shtoi se po merren mesa për identifikimin e individëve që kanë prerë këtë sasi drurësh dhe denoncimin e tyre në organet e rendit.
Add new comment