Vrasja në Shkodër, autori: Më ofendoi para të gjithëve

SHKODER- “Më ofendoi në sy të të gjithëve. Nuk mund të duroheshin më gjithë ato gjëra që më tha”. Ky është pohimi i Ilir Hoxhajt, 40-vjeçarit të vënë në pranga për vrasjen e Dedë Xhakajt mëngjesin e së dielës. Dëshmitarët e shumë në vendin e ngjarjes kanë treguar se, 50-vjeçari u ndesh në treg me Ilir Hoxhën dhe nisën të debatonin me njëri-tjetrin.
Në debat e sipër, 40-vjeçari ka nxjerrë nga brezi pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të tij me 10 plumba duke e lënë të vdekur në vend. Forca të shumta policie të cilat mbërritën në vendngjarje nisën hetimet, ndërsa nga marrja e dëshmive u bë i mundur edhe identifikimi i autorit. Ilir Hoxha u arrestua në banesën e tij dhe mësohet se nuk ka bërë rezistencë ndaj uniformave blu.
Ndërsa u prangos, Hoxha deklaroi se e vrau Xhakën pasi e kishte fyer rëndë në sy të të gjithëve. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se viktima dhe autori kishin punuar sëbashku në ndërtim, ndërsa 50-vjecari e kishte ndërprerë punën me Hoxhën. Ky i fundit i kishte mbetur atij borxh një sasi parash, teksa pas kësaj kishin nisur edhe konfliktet verbale më njëri-tjetrin.
Xhaka dhe Hoxha kishin debatuar njëri me tjetrin sa herë që takoheshin, e ndërsa mëngjesin e së dieles, debati ka degjeneruar deri në sharje, çka ka bërë që 40-vjeçari të nxjerrë pistoletën TT dhe të qëllojë më 2 karitor ndaj 50 vjeçarit duke e lënë të vdekur në vend.
Add new comment