Dy autobusë të parkuar në Kamëz përfshihen nga zjarri, shkak defekti

Postuar në 07 Tetor, 2014 04:07

TIRANE- Një zjarr ka përfshirë 2 autobusë të parkuar në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme. Mësohet se ka qenë një defekt elektrik shkaktar i rënies së zjarrit, ku është përfshirë njërin prej autobusëve, gjë e cila ka bërë të digjet plotësisht. Flakët kanë qenë të mëdha, duke u përhapur edhe në autobusin e dytë, duke që të digjet pjesërisht.

Është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për të neutralizuar flakët dhe të mos përhapeshin edhe te automjet e tjera të cilat gjendeshin të parkuar në brendësi të parkut.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkakun e rënies së zjarrit.
autobusi me logo

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.