Vlorë, policia sekuestron 2 ambiente lojërash fati e pika bastesh

Policia e qytetit bregdetar ka sekuestruar 2 pika bastesh sportive dhe lojërash fati të paligjshme si dhe ka proceduar penalisht administratorët e tyre.
54 vjeçari F. O., u procedua pasi nga kontrolli i lokalit në lagjen 28 Nëntori iu gjetën 4 tv si dhe 5 kompjuter që shërbenin për aktivitetin e paligjshëm të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
28 vjeçari K.H, u procedua pasi nga kontrolli i ushtruar në lokalin e tij në lagjen "Qeriba Derri" ju gjetën pajisje që shërbenin për organizim lotarish të palejuara të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës. Materialet ju referuan organit të Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme penale.
Add new comment