70-vjetori i çlirimit, MM zhvillon Kupën e Volejbollit për femra
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/2891_image_3527.jpg?itok=SyUP28qy)
TIRANE - Në kuadër të festimeve me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të Atdheut, u zhvillua në ambjentet e palestrës së lojrave, pranë Ministrisë së Mbrojtjes kupa e volejbollit për vajza “Petrit Murzaku”. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, Rauf Dimraj, drejtoresha e Qendrës së Kulturës, Medias, Mirela Roshi si dhe mjaft të ftuar të tjerë.
Në fjalën e saj Mirela Roshi, pasi ka falenderuar të gjithë pjesmarrësit në aktivitet ndërsa shprehu bindjen që të tilla nisma të ndërmerren edhe në vitet e ardhshme.
“Ky është një aktivitet me rastin e festimeve të 70-vjetorit të çlirimit të atdheut dhe për mua është aktiviteti i parë. Ky aktivitet më bën të mëndoj që ne ta zhvillojmë dhe zgjerojmë më tej aktivitetin që ka të bëjë me Forcat e Armatosura. Le të jetë kjo një nisje e parë edhe për mua si drejtoreshë e re e QKMBSHP si një pikënisje e re për të sjellë dhe risi të tjera, jo vetëm në volejboll, por dhe në sporte të tjera." tha Roshi
volejboll
Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë ekipet e volejbollit për vajza të klubit Tirana, Partizani, Shaban Uka dhe ekipi Dardania i Forcave të Armatosura. Takimi i parë u luajt midis ekipit Shaban Uka dhe ekipit Partizani, i cili përfundoi me rezultatin 2-0 për ekipin Shaban Uka. Takimi i dytë u luajt midis ekipit të Dardanisë dhe ekipit të Tiranës, i cili u fituar nga ekipi Dardania i Forcave të Armatosura. Ndërsa takimi final u luajt mes ekipit Dardani dhe ekipit Shaban Uka, i cili u fitua nga këta të fundit, i cili u shpall edhe ekipi kampion i këtij kompeticioni. Kupën e fitores ja dorëzoi ekipit Shaban Uka mjeshtri i Volejbollit, Petrit Murzaku.
Add new comment