‘Fajkoi’ Ngjela kundër ‘pëllumbit’ Rama

Postuar në 26 Korrik, 2011 03:56

Dje, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, dha një intervistë për Shekullin, në të cilën binte në sy një si mea culpa për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, të bëra me shpejtësi marramendëse në bashkëpunim me Berishën, dhe një ndryshim kursi, i cili besohet të jetë rezultat i presionit të ndërkombëtarëve mbi të. “Vjedhjen e zgjedhjeve duhet ta paguajë Saliu duke ikur, e jo Shqipëria duke u djegur”, tha ai në mënyrë tekstuale. Kjo frazë, tok me aksionin “e urtë” opozitar që ajo paralajmëron, ka pickuar do fajkonj të opozitës. Një nga këta është Spartak Ngjela, i cili është parë vitet e fundit si eminenca gri e leader-it të opozitës. “Ne po jetojmë nën një regjim tiranik”, tha pak a shumë në faqet e së njëjtës gazetë politikani që, duke u përpjekur të ruajë një linjë të vetën, ka provuar të veshë ‘tutte le casacche’ në karrierën e vet politike. “Dhe tiranive duhet t’u japësh ultimatume, dhe t’u vendosësh një datë. Çdo rrugë tjetër është sorrollatje nëpër kallamishte”, përfundon ai arsyetimin. I pyetur lidhur me negociatat e mundshme mes Ramës e Berishës, Ngjela nuk nguron të bëjë një paralele të fortë: “Me një fashizëm oriental si ky që përfaqëson Saliu, nuk mund të ketë bisedime. Duhet të kujtoni historinë: Hitleri, sa herë që pushtonte një vend në Europë, i kërkonte anglezëve negociata. Por Churchill-i ia theu hundët”.

E.G.

Comments

Submitted by zhozef fushe (not verified) on

Mire thote Ngjela por harron se jane po te njejtet njerez qe ne 97 i dhane nje dore Saliut me Marreveshjen e marsit , vete keta e ricikluan ne jeten politike.
Tani cfare duhet bere te fillosh luften civile......dhe prape Saliu del i lare...
Sepse ai paguan dhe ka njerezit e tij......

Submitted by Elio Gorica (not verified) on

Do t'i lutesha z. Mustafa Nano t'i kerkojë Erion Braçes t'i rrefeje nje histori heroizmi te trimit Spartak Ngjela, ndodhur ne Berat ne vitin 1998 ose 1999.
Ne Berat e dine shume njerez, por çuditerisht ajo ngjarje i ka shpetuar medias shqiptare. Ka pasur vetem nje kronike "blic" nga nje gazete ne Itali. Gazeta italiane e permend shkarazi emrin e Spartak Ngjeles, vetem se ai ishte avokati mbrojtes i nje vrasesi shqiptar per te cilin gazeta italiane ndertonte artikullin e vet. Provo te germosh z. Nano. Do te nxjerresh njerin nga xhevahiret me spektakulare te te gjithe historise se politikes shqiptare te pas 90-es. Xhevahir qe do te te beje te te duken lodra historite e Montezumes.
Erion Braçe ka qene prezent ne hapy-endin e asj ngjarjeje. Ka qene bile dorezanesi i trimit Ngjela. Kerko Muç. Megjithese s'kam besim tek ty per shkak te rreshtimit tend politik, ne kerkesen time me ngacmon sharmi yt si gazetar qe kerkon zhbirimin. Veçse dije, ne se e zhbiron kete histori do te çuditesh aq shume sa s' do ti zesh bese as vete Mustafa Nanos. Provoje njehere z. Nano.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.