PS-ja po kthen sytë nga know how?
Ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 Rama i bëri i vetëm. “Nën këshillat e Kastriot Islamit”, thonë burime nga brenda opozitës. Ndërsa zëra të maxhorancës thonë, se gjithçka atë mot është mbyllur në trekëndëshin Rama-Berisha-Frangaj (ky i fundit si ndërmjetës). Leader-i socialist duhet të jetë penduar shumë, s’ka gjë se nuk e thotë që është penduar. Kjo demonstrohet dhe nga fakti që sot, si një mënyrë për të përuruar aksionin e vet mbi ca ndryshime thelbësore të kushtetutës, ka parapëlqyer të shpallë emrat e juristëve, me të cilët do të konsultohet. Afërmendsh, i duhet konsensusi i maxhorancës, që hë për hë nuk e ka, por ndërkohë që ky konsensus mund të kërkohet, s’do ish keq që drafti i ndryshimeve të ish gati. E në këtë kuptim, skuadra e juristëve të zgjedhur për konsultime nuk është ide e keqe. Janë emra, që përbëjnë autoritete në lëmin e drejtësisë (shihni numrin e sotëm të gazetës Panorama), si Luan Omari, Njazi Jaho, Kristaq Traja, Krenar Loloçi, Ilir Panda, Thedhori Sollaku, Sokol Sadushi, Fehmi Abdiu, Thimio Kondi, etj.
Nuk dihet saktë, nëse këta persona i janë përgjigjur, apo jo, ftesës së kryetarit të PS-së. Një pjesë e tyre mund të jenë të pakënaqur me indiferencën që është manifestuar ndaj tyre prej opozitës në rrethanat, që maxhoranca i ka parë si armiq të vetët. PS-ja e Edi Ramës ka qenë në përgjithësi indiferente ndaj “know how”-t të vet. Edhe procesin e ankimimit kundër KQZ-së e përballoi me një grup juristësh jo shumë të njohur.
E.G.
Add new comment