28 korrik 1914 - 28 korrik 2011: 97 vjet pas fillimit të Luftës I Botërore
Sot mbushen 97 vjet nga fillimi i luftës së parë mbarë-evropiane që nisi në Gadishullin Ballkanik dhe që zgjati për më shumë se katër vjet duke shkaktuar rreth 16.5 milionë jetë të humbura dhe 21 milionë të plagosur. Më 28 korrik 1914, Austro-Hungaria i shpalli luftë Serbisë pasi kjo e fundit refuzoi të përmbushte të gjitha pikat e ultimatumit të dërguar nga perandoria e Habsburgëve pas vrasjes së trashëgimtarit të fronit mbretëror, dukës Franz Ferdinand, në Sarajevë nga një nacionalist serb më 28 Qershor 1914. Kjo luftë do të shënonte fundin e dominimit të botës nga evropianët dhe lindjen e një fuqie të re që do të luante rolin kryesor në historinë e botës post-industriale: Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
A.K.
Add new comment