Autokratët s’e lënë pushtetin pa e çuar vendin në buzë të greminës
Udhëheqësit demokratë ndryshojnë nga ata autokratë në shumë drejtime. Por ka një ndryshim themelor mes tyre, që është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendet që qeverisin. Një udhëheqës demokrat i përgjigjet protestave popullore me dorëheqje ose zgjedhje të reja. Ndërsa një autokrat i përgjigjet me plumba. Dhe historia ka treguar se autokratët vazhdojnë t’i përdorin plumbat deri në minutën e fundit, kur vendi ka shkuar në buzë të greminës.
Moammar Gadhafi, autokrati që ka sunduar Libinë për katër dekada, nuk bën përjashtim nga autokratët e tjerë. Madje ai mund të jetë një shembull i shquar ndër ta. Pasi trupat e kryengritësve dhe popullsia e Tripolit, kryeqytet të Libisë, morën në kontroll pothuaj gjithë qytetin dje, u duk se Gadhafi nuk do të përdorte më plumbat – pra, do ta dorëzonte pushtetin. Por, në fakt, trupat besnike të tij, të ngujuar në tre lagje të ndryshme të Tripolit, vazhduan të qëllojnë kundër çdo qenie të gjallë që lëvizte në rrugët përreth tyre.
Një nga djemtë e Gadhafit, i kërkuar për krime lufte nga Gjykata e Hagës, tha mbrëmë vonë në një intervistë me CNN, se babai i tij ishte shëndoshë e mirë në Tripoli dhe se forcat besnike të tij do ta merrin shpejt në kontroll qytetin dhe “do t’ua ndreqin mirë kurrizin atyre minjve dhe gangsterëve që guxuan ta sulmojnë atë”. Sot në mëngjes CNN raportonte se të shtënat vazhdojnë të lokalizuara në tri lagjet ende të kontrolluara nga forcat e Gadhafit.
E.Z.
Comments
Problemi me i madh eshte kur
Problemi me i madh eshte kur keta autokrate vijne ne fuqi me vota te fituara me rruge te terthorta,por sidoqfte heren e pare ligjore, vjedhin me pas aq vota sa u duhen per te mbetur ne pushtet dhe pas kesaj nuk largohen vecse me plumb...
Ceshtja themelore ne fakt
Ceshtja themelore ne fakt shprehet me ane te pyetjes: a ka nevoja Shqiperia aktualisht per nje diktator apo jo? Eshte e cuditshme, por nga nje vezhgim qe kam bere vete kam vene re se te gjithe "demokratet" dmth te gjithe votuesit e PD-se qe njoh une jane te idese se ky popull ka nevoje per nje dore te forte dmth per nje satrap!
Nga e di ti, o mi gjirizi, qe
Nga e di ti, o mi gjirizi, qe fshihej pas nje emri anonim, qe mund te jesh edhe i biri i Dulles, i Ruçit, Dades, i Edvinit e çdo komunisti tjeter, se ç'mendojne demokratet? Urreni, urreni se rropullite tuaja do kancerosni ju qe i futni demokratet ne nje thes e i barazoni me demokratet puniste.
Ky perfundim del logjikisht,
Ky perfundim del logjikisht, pasi keni idhull dhe kryetar nje vrases te shqiptareve. Te kujtoj Gerdecin dhe 21 janarin. Satrap pasi i pergjigjet cdo kundershtimi me dhune dhe plumba. Ka mbi 20 vjet qe eshte ulur kembekryq ne skenen politike shqiptare dhe nuk ka ndermend te largohet po ben plane per vitin 2013, 2017, 2023, 2333 thua se ka bere kontrate me te gjithpushtetshmin qe te jete i pavdekshem!!! Deri ketu ka shkuar deliri dhe cmenduria e tij. Sa me shpejt te pastrohet kjo plehre aq me mire per Shqiperine. Eshte turp te thuash qe je demokrat dhe do demokracine dhe ti besh fresk nje diktatori paranojak si puna e Sali Berishes. Ti mos u ofendo kur dikush ka mendim te kundert, mos shaj dhe jep argumenta kur debaton. Te debatosh do te thote te rrahesh mendime, jo te shfrysh, renkosh, shash, peshtysh, baltosesh. Nqs pretendon se je demokrat duhet te rrezatosh kulture demokratike dhe jo fjalor ordiner rrugesh. Une te dhashe argumentat e mi pa te fyer me epitete personalisht. Nqs ke argumente jepi. Po nuk ke eshte me mire te heshtesh. Ndonjehere kur nuk ke c'te thuash, heshtja eshte flori. Klm.
Add new comment