DSK i pafajshëm. Po tani?

Postuar në 24 Gusht, 2011 13:08

Prokurorët nju-jorkezë e kanë pushuar çështjen kundër ish-shefit të FMN-së Dominik Stros-Kan duke mos e çuar në gjyq. Analizat e ADN-së kanë hedhur përfundimisht dritë mbi faktin se, po, ka patur seks mes të akuzuarit dhe “viktimës”, por pa mundur të provojnë përdorimin e forcës. Prokurorët, në pamundësi për të vërtetuar me prova “të jashtme” se shërbëtorja e hotelit luksoz Sofitel është përdhunuar, i janë kthyer dëshmive së saj. Ato, nga hera në herë janë bërë kontradiktore dhe, veç kësaj, avokatët mbrojtës të Stros Kanit kanë mundur të sigurojnë një bisedë të regjistruar mes gruas dhe një miku të saj ku aludohet se ajo “pret të bëjë para nga çështja në fjalë”.

Ndërkohë pak dihet për fatin politik të DSK-së, i cili ishte më i kuotuari nga mediat si socialisti francez që mund të përballej e të triumfonte përballë presidentit aktual Nikolas Sarkozy në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. DSK u detyrua të jepte dorëheqjen nga posti i shefit të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ai vazhdimisht deklarohej i pafajshëm, megjithëse paralelisht me akuzën për përdhunim në Nju Jork ngritën krye edhe histori të vjetra ngacmimesh seksuale. Pavarësisht gjithë kësaj bashkëshortja e politikanit francez ishte vazhdimisht në krah të një burri, të cilit ajo ia njihte dhe ia kish pranuar orekset seksuale.

L.A.  

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Po deshen te te shmangin nga gara presidenciale o ta bejne si DSK ose si Topit...ndac ne s Shqiperi e ndac ne Europe...Kesaj i thone te &quot;marresh malet&quot;..</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.