Dick Cheney rrëfehet: Tenet dhe Powell na lanë në baltë

Postuar në 25 Gusht, 2011 13:16

Memuarëve të aktorëve të mëdhenj të politikës së epokës Bush dhe pikut të luftës kundër terrorizmit i shtohet edhe ai i zv/presidentit kontroversial amerikan, Dick Cheney. “In My Time: A Personal and Political Memoir,” titullohet libri që do të botohet javën e ardhshme nga Simon & Schuster.  Një kopje paraprake ka rënë në duar të The New York Times që bën edhe interpretimin e parë të tij në numrin e sotshëm të gazetës. Cheney rrëfehet se ishte i vetmi, në stafin e ngushtë të Presidentit, pro bombardimit të një reaktori bërthamor në Siri. Bush zgjodhi të vepronte me mjete diplomatike duke ushtruar presion mbi sirianët që ata ta braktisnin programin sekret nuklear, por në shtator 2007 ishte Izraeli që e bombardoi bazën në fjalë. Cheney shkruan gjithashtu se shefi i CIA-s George Tenet dha dorëheqjen në vitin 2004 kur gjërat filluan të vështirësoheshin duke u treguar, sipas tij, “i padrejtë me Bush-in”. Në libër ai shpall mendimin se edhe Sekretari i Shtetit Colin Powell u përpoq të minonte Presidentin Bush duke shprehur privatisht dyshime mbi luftën në Irak. Cheney e pranon se ai ishte nxitësi i idesë që Powell të hiqej nga kabineti i Presidentit pas zgjedhjeve të vitit 2004.

Cheney bën me faj ish-Sekretaren e Shtetit Condoleezza Rice duke e quajtur naive për përpjekjet e saj për të arritur një pakt për armët bërthamore me Korenë e Veriut. Ish-zv.Presidenti tregon gjithashtu se, shpesh, ai luftonte me këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë që donin t’i zbusnin fjalimet e Bush-it për Irakun.

Libri, shkruan New York Times, hapet me një rrëfim rreth përvojës së Cheney-t gjatë sulmeve terroriste më 11 shtator 2001, kur ai u vendos në krye të reagimit qeveritar nga një bunker nën Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Bush ndodhej në Florida atë ditë.   

L.A

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.