Arid Uka në gjyq, pritet dënim i përjetshëm
E mbani mend Arid Ukën? Është 21 vjecari me origjinë nga Kosova, i cili më 2 mars të këtij viti në Frankfurt të Gjermanisë vrau dy ushtarë amerikanë dhe plagosi disa të tjerë. Ai del nesër para gjykatësve nën dy akuza për vrasje dhe tri për tentativë vrasjeje. Kosovari 21-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë jashtë aeroportit të Frankfurtit, do të dalë të mërkurën para gjyqit për një krim që ka tronditur Gjermaninë e mbërthyer ndërkohë nga debati për funksionimin ose jo të multikulturalizmit. “Hetimet treguan se i akuzuari donte të vriste ushtarët për shkak se ata u përkisnin forcave të Shteteve të Bashkuara në Afganistan”, thanë prokurorët federalë gjermanë për Radion Eruopa e Lirë. Nëse shpallet fajtor Uka pritet të marrë dënimin me burgim të përjetshëm. Ai u arrestua në vendngjarje, jashtë aeroportit të Frankfurtit, pak pasi kishte sulmuar me armë zjarri një autobus të ushtarëve amerikanë të stacionuar në një bazë në Gjermani. Arid Uka megjithëse kishte jetuar prej shumë vitesh në Gjermani i ruante lidhjet me Mitrovicën, vendlindjen e tij në Kosovë. Ai shkonte për pushime në Kosovë dhe në profilin e tij në Facebook me emrin Abu Reyyann kishte vendosur hartën e Kosovës me një mbishkrim në arabisht.
L. A.
Comments
Hashtje e plote komentesh
<p>Hashtje e plote komentesh ?!?!?</p>
Add new comment