Hamid Karzai do të tërhiqet në vitin 2014

Postuar në 31 Gusht, 2011 04:37

Ministri britanik për zhvillimet ndërkombëtare, Andrew Mitchell, është fotografuar dje duke dalë nga Downing Street nr. 10, ku kish qenë në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të drejtuar nga kryeministri David Cameron. Gazetarët i kanë bërë zooming letrave që mbante në dorë në mënyrë të shkujdesur, dhe .... bingo: bëhej fjalë për dokumente sekrete. Titulli i shkresës ishte: Afghanistan Update. Dhe aty të binte në sy një alamet lajmi: Presidenti afgan Hamid Karzai ka deklaruar në biseda konfidenciale me diplomatë britanikë, se do të largohet nga politika në viitn 2014. Në shkresën që ministri mbante në dorë mund të lexohej qartë (duke iu referuar deklaratës së Karzai-t), se “kjo gjë është shumë e rëndësishme, pasi përmirëson zhvillimet perspektive në mënyrë domethënëse; neve na duhet ta përshëndesim deklaratën e Karzai-t në biseda private e në qëndrime publike”.

Lexuesve të këtij lajmi në respublica.al mund t’u mbetet në mendje scoop-i që “edhe Karzai ditka të tërhiqet, e që ndonjë Karzai tjetër me banim në Tiranë nuk i shkon në mendje kurrën e kurrës ta bëjë këtë gjë me synimin për të ‘përmirësuar zhvillimet perspektive në mënyrë domethënëse’”. Por në Britaninë e madhe ka një lajm më të rëndësishëm se sa ky: ministrit Andrew Mitchell do t’i duhet të përgjigjet për nxjerrjen në shesh të një sekreti e për trajtimin non-chalant të dokumentave me një natyrë të tillë.

 E.G.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.