Avioni i Pacollit, dy rrugë për Metën e Ramën

Postuar në 01 Shtator, 2011 04:06

Avioni personal i Behgjet Pacollit ka bërë dy fluturime në Tiranë për të ‘akomoduar’ dy të ftuarit në përvjetorin e gjashtëdhjetë të tij, armiqtë politikë Ilir Meta e Edi Rama. Sipas gazetës kosovare ‘Koha ditore’, Meta dhe Rama nuk kanë pranuar të udhëtojnë së bashku në të njëjtin avion. Të dy politikanët e lartë kanë qenë të pranishëm në festën e organizuar nga Pacolli në vilën e tij luksoze në Hajvali, por Meta është larguar shpejt për të shmangur një takim me Ramën, njoftojnë mediat kosovare. Në kremtimin e përvjetorit të gjashtëdhjetë të ish-presidentit Pacolli ka munguar kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Nuk dihet nëse ai ka qenë i ftuar ose jo, apo nuk ka mundur të marrë pjesë për shkak të angazhimeve të tjera. Festa ka marrë tiparet e një dasme thekson ‘Koha’, duke shtuar se kanë interpretuar këngët e tyre 13 këngëtarë të njohur, ndër të cilët edhe Eli Fara, si dhe ansambli i valleve ‘Shota’. Prezantuese ka qenë Sonila Meço, gazetarja e ABC News. Në mesin e mysafirëve të shumtë ka qenë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, kryetari i komunës së Prishtinës dhe LDK-së, Isa Mustafa, përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, presidenti shqiptar, Bamir Topi, kryetari i PS-së, Edi Rama me bashkëshorten Linda, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, biznesmeni shqiptar Rezart Taçi etj.  

L.A.

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

<p>A nuk jemi shqiptare?!Hendeku i interesave eshte kaq i madhe sa po te mos ndeshkoheshin koburet do te nxirrnin si kaubojsit...</p>

Submitted by A.G (not verified) on

<p>A nuk jemi shqiptare?!Hendeku i interesave eshte kaq i madhe sa po te mos ndeshkoheshin koburet do te nxirrnin si kaubojsit...</p>

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

<p>Asnjeni prej ketyne nuk mendon per popullin e vorfen shqiptar veç se per dallavaret e tyne. Interesat nuk njohin kufij.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.