WikiLeaks-i hedh online kabllogramet: t’i lexojë kush të dojë

Postuar në 02 Shtator, 2011 09:59

250 mijë dokumentat e Departamentit Amerikan të Shtetit, që kanë qenë prej kohësh në duart e botuesit e gazetarit australian, Julian Assange, tani janë në duart e gjithkujt. Assange ka marrë vendimin pas një “tradhëtie të gazetës the Guardian” të pretenduar nga ana e WikiLeaks-it. Sipas këtij site-i, një file që përmbante të gjithë database-in ishte bërë i aksesueshëm nga një gazetar i gazetës londineze, i cili ka bërë publik password-in në një libër të publikuar ca muaj më parë. Drejtuesit e gazetës the Guardian e kanë hedhur poshtë këtë akuzë, duke thënë se së pari password-i ishte i përkohshëm, dhe se së dyti nuk janë dhënë detaje nga ana e gazetarit mbi vendndodhjen e file-it.

Vendimi i Assange-t është kritikuar nga të gjitha drejtimet. Edhe një pjesë e organizatave që janë rreshtuar fort në favor të lirisë për t’u informuar, nuk kanë mundur të anashkalojnë në këtë rast faktin që, pas publikimit en bloc të këtyre kabllogrameve, një numër aktivistësh, agjentësh, diplomatësh, e deri dhe gazetarësh, do të jenë me krye në trastë. Gazetat partnere të WikiLeaks-it në këtë “aventurë”, dmth Guardian, New York Times, El Pais e Der Spiegel, e kanë konsideruar të papërgjegjshëm këtë vendim, që vë në rrezik shumë njerëz, të cilët nuk ka pse të përzjehen e të rrezikohen. “Nëse këtej e tutje do të ketë pasoja, ato do të jenë të Julian Assange-it”, kanë shkruar në thelb gazetat, që deri pak kohë më parë ishin pjesë e aksionit gazetaresk për të bërë transparente diplomacinë e SHBA-ve.

Vendimi është marrë, sidoqoftë. Tanimë nuk ka më kthim pas. Të gjithë e kanë mësuar vendin, ku mund të gjejnë pa asnjë mundim materiale konfidenciale, apo top-secret të diplomacisë amerikane. Ja link-et mbi bazën e mënyrës së kërkimit:   http://cables.mrkva.eu/. http://wikileaks.org/cablegate.html, http://www.cablegatesearch.net/search.php

Re.Pu.

Comments

Submitted by Arra Gunge (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Shikoni se sa mire:Po hapen dosjet.Dhe kur hapen dosajet eshte njelloj sikur hapen portat e Eolit.Keto kabllograme sepse me behen si kablloelektrike.Politikanet nuk i ze korentio sepse kame &quot;tokezim&quot; te mire.Por nuk po na transmetohet as neve fuqia e tij.Edhe mediat,per ne qe nuk dijme vec gjuhes se nenes,na i transmetojne sipas interesave politike qe kane,ca na japin&quot;nje faze&quot;,ca &quot;fazen e dyte&quot;,ca &quot;nulin&quot; e ca &quot;tokezimin&quot;...E ne kenaqemi e kemi c&#39;te tregojme ne mbremje ne mejhanen tone &quot;politike&quot; mes tymit dalldises te kenaqesise se pushtetit dhe gotes dehese se kush ishte me i zoti nga paria jone...Te nesermen njoftime te reja dhe ne tym brenda e tym jashte...Dhe ata &quot;cilesoret&quot; e kabllogrameve bejne sikur flitet per boten e shkuar,pasi duhet te ecim perpara,&quot;e shkuara e harruara&#39;&#39;...Edhe keta emerikanet sa mire e mbajne balancen!Kur shkruajne per te majtet nuk harrojne te djathtet,edhe &quot;DASH-i&quot; here i jep kokes pa &quot;brire&quot; majtas e here djathtas...Po per neve xhanem nuk kane shkruar ndonje rresht ata bashkepunetoret e Uidhersit!?Apo &quot;kopeja&quot; &quot;kope&quot; mbetet gjithe jeten?!Ishallah &quot;kablloelektriket&quot; shkarkojne tek ne dhe na japin nje shkundje te mire!...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.