Kënga më e shpifur e viteve ‘90? Barbie girl

Postuar në 07 Shtator, 2011 10:37

Javën e shkuar revista amerikane Rolling Stone bëri një sondazh me lexuesit e saj duke u kërkuar të votojnë për këngën më të keqe të viteve ’90. Në krye të listës doli kënga e grupit Aqua "Barbie Girl." E shkruar nga një grup danez i rrymës dance-pop, “Barbie Girl” është një këngë kontroversiale. Shumë njerëz u ndjenë të fyer nga portretizimi i një gruaje si kukull plastike e burrit e cila i lutet “më zhvish ku të duash”. Të tjerëve u pëlqente klipi parodik që e kalonte masën dhe tingulli i çuditshëm i kësaj kënge. Firma “Mattel” që prodhon kukullat Barbie nuk ishte e kënaqur që produkti i saj po prezantohej në një një mënyrë kaq hapur seksuale dhe e hodhi në gjyq grupin danez. Gjykata vendosi se kënga ishte një parodi dhe rrjedhimisht e lejueshme, por “Mattel” e çoi çështjen në Gjykatën Supreme. Kompania megjithatë ndryshoi mendje në vitin 2009 kur i ndryshoi vargjet e këngës dhe e përdori në një fushatë publicitare.  

Ja edhe lista e 10 këngëve më të këqija të viteve 90 sipas lexuesve të Rolling Stone:  

1. Aqua “Barbie Girl”

2. Los Del Rio, "Macarena"

3. Billy Ray Cyrus, "Achy Breaky Heart"

4. Vanilla Ice, "Ice Ice Baby"

5. Chumbawamba, "Tubthumping"

6. Hanson, "MMMBop"

7. Celine Dion, "My Heart Will Go On"

8. Baha Men, "Who Let The Dogs Out?"

9. Right Said Fred, "I'm Too Sexy"

10. 4 Non Blondes, "What's Up?"

L.A.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.