Zbulohet super-Toka; astronomët mendojnë se është e jetueshme

Astronomët shpallën dje (të hënën) zbulimin e 50 planeteve të rinj që u vijnë rrotull yjeve përtej Diellit, përfshirë këtu edhe një që ata e quajtën super-Toka. Kjo e fundit ka një distancë të tillë nga ylli i saj, gjë që ngjall shpresa për rezerva ujore. “Nëse jemi me fat ky planet mund të jetë i jetueshëm ashtu si dhe Toka”, tha Lisa Kaltenegger e Max Planck Institute for Astronomy në Heidelberg të Gjermanisë. Planeti i pagëzuar HD85512b, i vjen rreth një ylli të portokalltë diçka më të vogël e më të ftohtë se Dielli ynë; rreth nja 36 vite dritë larg tij.
Planeti i sapogjetur rrotullohet rreth këtij ylli çdo 59 ditë duke e vendosur afër “zonës së jetueshme” ku uji mund të ekzistojë nëse janë edhe kushtet atmosferike të duhura. Astronomët nuk e kanë përcaktuar ende nëse super-Toka e re është shkëmbore ashtu si Toka apo e qelqtë si Jupiteri e jo më nëse ka atmosferën e saj apo jo. Ky planet është 3.5 herë më i madh se Toka. Për të përcaktuar nëse një planet ka atmosferë apo jo, astronomët kanë nevojë të kapin imazhin e tij dhe të analizojnë dritën për shenja uji, dioksd karboni apo gazra të tjera. Asnjë teleskop ekzistues nuk është sa duhet sensitiv për këtë qëllim.
L.A.
Add new comment