Pse turistët e huaj nuk vijnë në Shqipëri?

E dhëna më interesante prej turizmit të këtij viti gjatë muajve të verës ka të bëjë me rritjen e interesimit të të huajve për të kaluar do ditë në zonat malore të Shqipërisë, dhe për të vizituar site e parqe arkeologjike. Këto të fundit janë vizituar gjatë periudhës janar-gusht nga pothuaj 80 mijë vetë (një pjesë e mirë e të cilëve janë vendas). Butrinti, siç është e pritshme, ka qenë siti më i vizituar; 25 mijë vizitorë kanë regjistruar aty.
Ndër zonat malore më të frekuentuara kanë qenë Thethi e Valbona, ku kanë bujtur respektivisht 10 e 17 mijë turistë vendas e të huaj, të cilët parapëlqejnë çadrat për të kaluar netët, por ndillen dhe nga ideja e bujtinave, të cilat janë, megjithatë, të pakta në numër e me pak shtretër.
E dhëna më negative ka të bëjë me faktin, që shumica dërrmuese e turistëve janë shqiptarë. Është vetë Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve, që bën të ditur se prapa klasifikimit “të huaj” fshihen emigrantët që rikthehen në shtëpitë e tyre për ca ditë, dhe shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e troje të tjera të botës shqiptare. Nga 3 milionë vizitorë, gati 900 mijë kanë qenë emigrantë të rikthyer për një copë herë në Atdhe, ndërsa më shumë se gjysma e pjesës së mbetur janë shqiptarë (Sipas Shqip-it të sotëm). Numri i turistëve mirëfilltazi të huaj nuk i kalon të 500 mijët. Në këtë kuptim, nuk duket se ka arsye, që ndokush të rrahë gjoksin e të brohorasë për ‘arritje’. Përkundrazi, është vendi për të diskutuar pse Shqipëria, ndonëse pa kosto e me plot surpriza të natyrës ‘egzotike’, nuk parapëlqehet si destinacion turistik nga të huajt.
E.G.
Comments
NE O SHQIPETARE; JEMI VEND
<p>NE O SHQIPETARE; JEMI VEND DHE POPULL I PISET NE CDO DREJTIM, PER SA KOHE DO KEMI NE DREJTIM TE SHTETIT DHE INSTITUCIONEVE PROVINCIALE (SIPAS FJALORIT FILOZOFIK ANGLO-SAXON: PROCINCIAL = MALOK), PRANDAJ TURISTET VERTETE TE HUAJ QE VIJNE NE SHQIPERI JANE ME XHEPA GJYSEM TE SHPUAR, PRA: NUK JANE TURISTE ME SHPENZIME. SHUMICA QE U PA KETE VERE SHUME TE GJATE E TE NXEHTE ISHIN NGA VENDET E LINDJES DHE DICKA NGA EUROPA QENDRORE E ATYRE NIVELEVE ME NGA NJE APARAT FOTOGRAFIK DIGITAL NE DORE DHE KU TE ISHTE RESTORANTI DHE HOTELI ME I LIRE PER SHPENZIME. KY ESHTE REALITETI DHE JO CFARE THOTE ""QENI ZAGAR I PD E BERISHES"" (SIPAS ISH-AMBASADORIT US. WITHERS NE KABLLOGRAM TEK WIKILEAKS, PER DEBILIN E RADHES SE PD ALDO BUMCI), SE KANE HYRE NE SHQIPERI 2,990,000 TURISTE. JO SIPAS STATISTIKAVE TE BERA NGA DISA AGJENSI TURISTIKE TASHME ME PERVOJE MBI 15-VJECARE NE FUSHEN E TURIZMIT, SEBASHKU ME NJE KOMPANI EUROPIANE E SPECIALIZUAR NE STATISTIKAT E LEVIZJES SE TURISTEVE NEPER EUROPE SIDOMOS NE SEZONET PIK TE TURIZMIT (KOMPANI ANGLEZE), SHIFRAT E BUMCIT DHE ZEVENDESIT TE TIJ QE MBULON SA PER TE MARRE RROGEN TURIZMIN NE MTKRS NJE FARE "LESI NIKOLLE", JANE KREJTESISHT NDRYSHE DHE AS GJYSMA E 2,990,000. EDHE SIKUR TI AFROHET DICKA 2,990,000 SI NUMER TURISTESH, 2/3 JANE SHQIPETARE EMIGRANTE DHE SHQIPETARE NGA KOSOVA E MAQEDONIA, E SE SI MUND TE QUHEN TURISTE KETA (SIDOMOS SHQIPTARET EMIGRANT NEPER EUROPE E PERENDIM NE PERGJITHESI), KETE E DI BISHA-DIKTATORI SALI BERISHA DHE ZAGARET E TIJ QENER SI BUMCI ME SOJ E SOROLLOP NE PD+LSI+PARTITE E TJERA NE KOALICION PER TE VJEDHUR E VRARE SHQIPETARET PERSERI NEN EMERIN DEMOKRACI NE TE VERTETE KUSARO-VRASTAROKRACI NE CDO DREJTIM. MALLKIM MALLKIM PER JU O FATKEQESIRA TE RADHES SE KETIJ KOMBI E VENDI TE DENUAR PER TE VUAJTUR VETEM NEN DIKTATURA.</p>
Add new comment