Anti-amerikanizmi, teza kadareane e Arvizusë

Postuar në 21 Shtator, 2011 11:36

Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu, në intervistën e së martës mbrëma për ‘Tonight Ilva Tare’, ka përmendur edhe shkrimtarin e shquar shqitar Ismail Kadare. Konteksti ka qenë deri diku banal po të gjykosh nga perspektiva e pyetjes: me cilin nga personalitetet shqiptare do të dëshironit të darkonit? E cila i ngjante më shumë atyre pyetjeve të miss-konkurseve këtu në Shqipëri apo botë. Arvizu, në përgjigje të pyetjes, ka përmendur shkrimtarin Kadare të cilin, sipas tij, e ka takuar dhe njëherë tjetër. Listës i janë shtuar edhe një grusht emrash të njohur të opinionshkruarjes-siç i quajti ambasadori- që nga Andi Bushati, Andrea Stefani, Mustafa Nano, Armand Shkullaku e të tjerë. Megjithatë interesantja nuk ka qenë listimi i emrave: me kë tjetër do donte të hante darkë ambasadori amerikan përveçse me ata që ‘trafikojnë’ informacion e opinione nga kulisat e politikës te publiku i gjerë; fut këtu edhe ambasadën amerikane?! Edhe pse e ka paraqitur si tezë të Artur Zhejit, teza në fakt i përket Ismail Kadaresë dhe është një sëmbim i vjetër që ka nxjerrë krye në disa libra me sprova apo intervista të shkrimtarit. Teza e anti-amerikanizmit së cilës ai i ka vënë përballë atë të frymës lindore, pro-sovjetike: një përzierje nostalgjie dhe dozash hakmarrjeje për rendin e vjetër të gjërave. Por deri diku banal, ashtu si edhe pyetja, ka qenë fundi i përgjigjes së ambasadorit amerikan. Kur ka shtuar se ai do të kish dashur shumë të darkonte me Nënë Terezën.

L.A.

Comments

Submitted by mialeksi (not verified) on

harrove Aleksander Frangajn o muci.. Edhe me Frangajn do donte te darkonte. Po ty o i ururar kaq pershtypje te ka bere qe te permendi emrin sa ke ber 5 shkrime ne sajt deri tani?? a pika qe presim ne nga ju...

Submitted by geni (not verified) on

zotri nga te tregon busulla ty?  te lutem trego ndonje gazete a web shqip a me te ekuilibruar qytetarisht se sa ky.

Submitted by cuja (not verified) on

Dil be ndonje site ti or komentues, dhe na ndrico me idete e tua! S'ke asnje pune per te bere qe bezdis te tjere qe duan te lexojne. E vetmja gje qe u ka ngelur shqiptareve eshte informimi online, dhe se pakti ngelen disa gazetare qe kane deshiren e mire dhe vullnetin e forte ta bejne. Ti shko luaj ndonje bast apo shiko ndonje film. Dhe mos u be merak sepse nqs. nuk deshiron te ndryshohesh dhe te informohesh, nuk te detyron kush. Mund te qendrosh i forte tek mendimi yt. Mba Salen dhe Nanon (sipas keshillave te Arvizu-se) dhe je rehat fare.

Ciao.

Submitted by backa (not verified) on

ambasadori nuk ha darke se eshte me ramazan..E ben nje muaj pas ramazanit zyrtar.

Submitted by lisandro (not verified) on

nuk jam aq i perparuar ne PC

mund te me thote dikush cfare ndoth me

GAZETEN TEMA

qe nuk hapet

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.