Kadare: e kam censuruar librin e Helenës. 70 faqe të tij janë të miat

Postuar në 10 Nëntor, 2011 16:37

Ismail Kadare në intervistën për ‘Opinion’ të Blendi Fevziut, i pyetur për librin me kujtime të së shoqes, Helena, ka thënë se vendimi për ta shkruar ishte i saj dhe jo shtysë e tij. Sa u takon kujtimeve të veta, ai ka ripërsëritur këmbënguljen se nuk ka ndërmend të shkruajë kujtime. Lidhur me reagimet mbi librin e Helenës, Kadare është shprehur se ato kanë qenë pozitive. Kadare e ka quajtur të vështirë të shkruarit e kujtimeve, sidomos sepse, sipas tij, kur ka kapërcime epokash, kapërcime mendësish, vizioni i botës ndryshon. Ndryshon vizioni, jo aq tek autori i kujtimeve, sa tek lexuesit.” Por shkrimtari nuk e ka identifikuar këtë si pengesë për të hedhur në letër kujtimet e tij. Ai është shpjeguar duke thënë se nuk ka ndonjë kërkesë të brendshme si krijues për të shkruar kujtime. Pranon në anë tjetër se nja 70 faqe të librit janë kujtime apo tekste të tij.  “Ja kam bërë dhuratë bashkëshortes, po të donte t’i botonte. Ndoshta plotësonin një farë tabloje”, është shprehur Kadare në ‘Opinion’. Ai ka thënë se i ka lexuar kujtimet e Helenës para se të botoheshin, por vetëm pjesë –pjesë, sepse ishte më e lehtë të merrja një distancim nga to.” Kadareja nuk e ka mohuar se ka luajtur edhe censorin e librit duke i thënë së shoqes të heqë disa pjesë. I pyetur se ç’pjesë kish hequr, ai u përgjigj se kishin të bënin me familjen e fisin.

H.B.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

<p>&quot;Kadareja nuk e ka mohuar se ka luajtur edhe censorin e librit duke i thënë së shoqes të heqë disa pjesë. I pyetur se ç&rsquo;pjesë kish hequr, ai u përgjigj se kishin të bënin me familjen e fisin&quot;.</p><p>Mendoni se ç&#39;fare hordheqesh te tjera do ti kishin dale kesaje &quot; familje te nderuar&quot;, sikur Simail Karadè mos ti kish &quot; thënë së shoqes të heqë disa pjesë qe kishin të bënin me familjen e fisin&quot; !!!!!</p>

Submitted by arian (not verified) on

<p>Kur fillova te lexoj pjese-pjese kete liber,mu krijua ideja se kisha ne dore &#39;&#39;Decameron&#39;&#39;-in e Boccaccio-s.Po sikur te ishin botuar edhe pjeset e censuruara rreth familjes ,qe ne gojen e Kadares,humbet kuptimin,cfare shije do te kisha?!.....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.