Protesta e Strumit dhe arsimtarët e partisë

Postuar në 15 Nëntor, 2011 04:40

Disa fshatarë të komunës Strum të Fierit kanë dalë në një protestë kundër korrupsionit në arsim. Ata kanë bllokuar për më shumë se një orë rrugën që lidh komunën me qytetin e Fierit, duke synuar të ndalojnë arsimtarët që do duhej të vinin me autobus nga qyteti. Pse? Sepse ata nuk duan që fëmijët e tyre të jenë në dorë të këtyre mësuesve të paaftë, që janë emëruar nga Drejtoria e Arsimore e Rrethit me logjikë partiake apo korruptive. Një banor i zonës, Flamur Arapaj, citohet nga Shqipi të ketë thënë se “nga Fieri kanë ardhur të japin mësim njerëz që nuk kanë kompetencën e formimin e duhur për të punuar në arsim, ndërkohë që në gjithë komunën tonë kemi rreth 15 vetë që mund ta bëjnë më mirë këtë punë, pasi kanë mbaruar arsimin e lartë në degë të ndryshme”.

Banorët kanë ngritur dhe pretendimin, sipas të cilit drejtuesit e institucionit më të lartë arsimor marrin 2 mjë euro për çdo emërim që bëjnë, gjë që është hedhur poshtë nga Suzana Numani, kreu i drejtorisë në Fier. “Këto akuza ta pabaza do t’i ndjekim në rrugë ligjore” premton ajo. Por nuk thotë asgjë që të bind lidhur me motivin kryesor të protestës, dmth emërimin e mësuesve nga Fieri në një kohë që komuna vetë ka mësues më të zotë.

E vërteta është se, përtej zemërimit të fshatarëve të Strumit, emërimet nepotike, partiake e korruptive në arsim janë një problem i madh, që verifikohet kudo në Shqipëri.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>ju te respublikes, a i verifikuat faktet?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.