Nacionalistët zemërohen me qoftet serbe pranë librave shqip; dhe autoritetet marrin masa

Një shkrim të tijin të mbushur me nënvizime pozitive mbi panairin e Librit në Tiranë, gazetari i revistës The Economist, Tim Judah, e mbyllte me një vëzhgim të natyrës komike: “Kishte edhe një surprizë më shumë në panair. Një tendë e madhe e bardhë, e administruar nga serbë, shiste mish të zgarës me muzikë pop serbe në sfond. Ajo u provua popullore mes tiranasve po aq sa librat. Të shtunën, një ditë përpara se të mbyllej panairi, ata paketuan dhe ikën. Kosovarët dhe nacionalistët shqiptarë ishin ankuar.”
Në fakt, ndodhi tamam kështu. Ajo tendë u hoq një ditë para se panairi të mbyllej. Por motivi, mbi të cilin u mor ky vendim, mbeti i paqartë. Këtë motiv e ka zbuluar Tim Judah (duhet besuar që e ka verifikuar mirë këtë informacion): janë ankuar kosovarët dhe nacionalistët. Është qesharake, apo jo? Nacionalistët shqiptarë që ndihen të fyer nga një tendë, ku ofrojnë prodhime të kuzhinës serbe e nga e cila dalin tinguj të muzikës serbe, dhe autoritetet që e marrin në konsideratë këtë ankesë.
Me atë tendë ka pasur vetëm një problem: Se si të dukej të vije vërdallë me libra mes erës së qofteve. Ishte njësoj sikur të të nxirrnin nga një bibliotekë e madhe e të të fusnin dhunshëm në një mejhane.
E.G.
Comments
Perse nuk analizohet me

Perse nuk analizohet me thelle?

Pyetja e pare. A do te lejohej nje tende me ushqime Kosovare-Shqipetare apo Shqipetare-Shqipetare perpara nje panairi libri ne Beograd. Si do te ishin sjelle Serbet?

Pyetja e dyte. Kujt i sherbente nje tende e tille? Perse duhet t'i sherbeheshin qofte publikut, sikur te ishim ne nje panair qesh diku mes maleve. Kafe dhe pasta si ne te gjithe

boten, apo çne bota?

Pyetja e trete. Perse keto qofte dhe tenda ishte Serbe? Perse jo Italiane/Gjermane/Zvieceriane perse jo nje panair i vogel qoftesh nga ballkani, apo ku di une se çfare? Kush

ishte lidhja midis qofteve (Serbe) dhe librave?? Kush ishte simbolika? Apo çne simbolike ??!!! Ishte menduar me pare qe mund te quhej provokim?

po pse, jonacionalistet

po pse, jonacionalistet shqiptare ishin te kenaqur?pseudo-kozmopolitet dhe krahinaristet qe jane shumica ne shqiperi u ndien te ofenduar qe u iken qoftet serbe ?situate tipike lu lypsari dhe i neperkemburi kerkon te hiqet ''trendy''.kriza e forte e identitetit qe ka kjo kategori ,i ka hedhur ne krahet e pseudo-globalizmit me shpresen e genjeshtert se se aty do te gjejne ilacin dhe sherimin.per sa kohe lypsarizmi do te jete ideologjia kryesore e kasaj kategorie,shqiperia do te vazhdoje te kenaqet me standatet afrikane.

humor te hidhur. keta

humor te hidhur. keta kujtojne se jane me te zgjuarit e Europes dhe ctju vije nga vithi e nxjerrin nga goja. Me papergjegjshmerine me larte analizojne duke filluar nga nacionalizmi, qoftet, librat, e popujt e lumtur. Por per mua me mire te lumtur e drejt se te stresuar e homoseksual.

Me duket se te dy komentet me

Me duket se te dy komentet me siper deftejne nje problem qe ne kemi, si per simboliken e gjithe elementeve ne panair, si edhe per pseudo-kozmopolitanet tane qe kryejne dicka sepse ashtu eshte moda dhe jo sepse kane bindje. Vetem se ketu ka dy probleme te ndryshme. I pari eshte a eshte bere si duhet drejt dhe ndershem seleksionimi i qoftexhinjve, apo eshte bere me mik apo ne momentin e fundit kur kapet ai qe del perpara, si i zgjidhim ne gjerat normalisht. Po ashtu, a mund te kishte aty nje dyqan sandwiches apo nje chocolatier ne vend te qoftexhiut, dhe a do ishte kjo me e nevojshme per publikun real e simbolik, me stomak qe do mbushur e me tru qe s'mund te mos funksionoje? Problemi i dyte eshte qe, nese seleksionimi ishte kryer sepse ai ishte qoftexhiu me i mire perreth me deshiren qe te vinte e te shiste ne Tirane, dhe njerezve u pelqente me shume nje panine me qofte sesa nje creme brulee, atehere mbetet te diskutohet: a mund te ishte qoftexhiu serb? Une them se sikur ne t'i benim punet keshtu, kjo do ishte krejt normale dhe e drejte. Nje qoftexhi serb do rrinte per bukuri atje dhe nuk duhet te ne bente te ndiheshim te cenuar. Fakti qe serbet nuk do linin nje shqiptar prej ketu a prej Kosove te shiste ne panairin e tyre te librave, nuk eshte arsye qe as ne s'duhet ta bejme kete. Nese ata bejne nje gje te padrejte ndaj nesh ( e ndaj vetes), eshte pa kuptim te thuash se duhet ta bejme edhe ne... per inat. Ky do ishte problem i tyre, dhe le t'ua leme serbeve ta zgjidhin.

Nuk pata problem me

Nuk pata problem me qoftexhiun serb, që mirë se erdhi, si mysafir në Tiranë. Atyre kosovarëve burra të urtë që paskan protestuar do t’u këshilloja që, para se të merren me qoftet që hanë tironsit, të informohen pak për biznesin tregtar që zhvillon sot Kosova, e lirë dhe e pavarur, me Serbinë.

Kjo ngjarje kaq e rende, ka

Kjo ngjarje kaq e rende, ka bere qe Spahiu te therras urgjentisht keshillin drejtues te kalamajve kuq e zi. Keshilli doli me nje rezolute ku i kerkohet qeverise shqiptare qe liçencat e qoftexhinjve tu jepen vetem shtetasve me kombesi shqiptare. Keshilli me kete rast, vendosi edhe ndryshimin e hymnit tallava te aleances, duke i shtuar refrenit edhe vargun: “biftek, biftek o usta Murat”.

Sa keq jane katandisur

Sa keq jane katandisur globalisto-krahinaristet e sali-rames.Aleanca kz po i ben tu ngecen ne fyt qoftet serbe e suflaqet greke.Me ne fund nje pjese e shqiptareve po ''zbardhen''.Si per ironi te fatit jane po ata qe u pelqejne ''qoftet'' qe jane edhe kunder sales,megjithese ''qoftet'' jane pune e sales.Pse ankoheni nga sala ,globalist eshte ,hajdut eshte,antishqiptar eshte ,te gjitha kriteret i ploteson.Qoftet nuk jane nje problem madhor por tregojne ndryshimin midis mendesise afrikane dhe asaj europiane.

Te shkretet qoftexhinj (

Te shkretet qoftexhinj ( qofshin keta dhe serbe), kane paguar ndnj lek per t'a ngritur cadren aty. Dhe pastaj plas furtuna nacional-kibernetike dhe ua heq.

Triumf kombetar i krahasueshem me 28/11/1912.

Poshte pjeskavicat.

Add new comment