Sfida e fushatës së “Benetton”-it: Papa puthje në buzë Imamit të Kajros

Postuar në 17 Nëntor, 2011 02:46

Një poster gjigand i lëshuar të mërkurën në mëngjes mbi urën "Sant Angelo" në Romë, jo shumë larg Vatikanit, përmbante një imazh të paimagjinueshëm: Papa Benedikti XVI duke u puthur me imamin Ahme del Tayyeb të Kajros. “Benetton” firma e njohur, jo vetëm për veshjet, por edhe për reklamat e forta e jokonvencionale, edhe kësaj radhe nuk ka mbetur mbrapa me elementë që shkojnë nga surpriza në tronditje. Një poster i ngjashëm është shpalosur edhe në Milano, saktësisht në "Piazza Duomo", por personazhet kanë qenë të tjerë: Barack Obama duke përqafuar homologun e tij kinez, Hu Jintao. E gjitha kjo bëhet në kuadër të një fushate të re të firmës “Benetton” e titulluar "Unhate" (jo urrejtjes). Prezantimi i kësaj fushate është bërë sot (e mërkurë) në Paris duke u bërë dëshmi e re e stilit tronditës dhe sfidues të firmës italiane. Ende nuk ka reagime, as nga katolikët dhe as nga muslimanët, por imazhi i Papës që puthet me Imamin e Kajros ka gjasa të ngjallë debatet më shumta.

H.B.

Comments

Submitted by agnostiku (not verified) on

<p>Kush puthi ke tek nje poster i Benettonit eshte nje ceshtje e nje rendesie te vecante per te ardhmen e njerezimit.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.