Omer Stringa: Borxhi do na bëjë të shtrëngojmë rripin

Çështja e borxhit publik është prej kohësh pjesë e diskutimit dhe e debatit publik, por maxhoranca nuk ka denjuar të bëhet pjesë e këtij debati. Kryeministri vijon të flasë për uljen që ai i ka bërë borxhit (ai ka një realitet të vetin, dhe jeton atje), ndërsa ekspertët e tij e injorojnë këtë argument. E kur ndodh që merren me argumentin, injorojnë shqetësimin që egziston.
Omer Stringa, një nga ekspertët e ekonomisë që nuk mund të klasifikohet tek “borizanët e opozitës”, ka kohë që flet për rreziqet e borxhit të lartë publik. E bën dhe sot me tone më dramatike në një intervistë dhënë Arben Rrozhanit, ku mes të tjerash bën do arsyetime të thjeshta silogjistike. Ai thotë pak a shumë, se një rritje vjetore e nivelit 5-6% do konsiderohej shumë e mirë (në rast se do ta kishim), mirëpo në rrethanat që e gjithë kjo rritje do të shkonte për të shlyer këstet vjetore të borxhit, i bie që rritja në terma realë do të ishte zero. Mirëpo në terma konkretë jemi në një situatë tjetër. “Flitet se kostoja jonë e borxhit ka shkuar në 4% të GDP-së. Nëse kjo është e vërtetë, dhe nëse rritja është në nivelet 2-3%, atëherë kjo do të thotë se ne hamë nga vetja jonë vetëm për të shlyer borxhin”, saktëson ai.
Re.Pu.
Add new comment