Bisedat me gjuhë mejhanesh mes deputetëve nuk janë lajme

Të gjitha gazetat (me përjashtim të Shqipit) kishin zbardhur një debat në komisionin e ligjeve, dhe e kishin publikuar. Është një nga momentet, kur shtypi shqiptar shpalos gjithë dellin e vet idiotik. Ja, thoni dhe ju, a ka kuptim të publikosh një debat, si ky më poshtë? A nuk është më mirë të publikosh listën e atyre që përfitojnë nga legalizimi (një idiotësi më vete dhe kjo)? Lexoni:
Dashnor Sula: S’keni me çfarë të kaloni kohën më duket…
Bashkim Fino: Jo, Jo. Kemi me se ta kalojmë kohën. Ne s’do merremi me grushte mor burr tani, si puna jote. A mund të flas?
Dashnor Sula: Më mirë me grushte brenda fushës, se të merremi…
Bashkim Fino: Mbase ti mund të mendosh që je ti më i zgjuari këtu. Ti je në fakt, se je caktuar nga mazhoranca të jesh kryetari i këtij komisioni. Por unë them jo, jam unë më i zgjuari në këtë komision. Ti s’ma heq dot mendjen mua edhe të më thuash jo.... Ne jemi këtu për të kaluar ligjet me 3/5.
Dashnor Sula: Inshalla e mbani fjalën.
Bashkim Fino: Po si ty s’jemi ne, o Dash. Atë që e themi e themi ne. Ne jemi burra e mbajmë fjalën. Ti nuk merresh vesh me kë je, me Bamirin apo me këta. Se kuptoj, njëherë je me Bamirin edhe ia fut Sali Shehut.
Dashnor Sula: Kujt?
Bashkim Fino: Atij pra që e ke pas koleg, e shok, e mik këtu gjithë kohën.
Dashnor Sula: Jo, po si ju s’jam unë, që e patët kryetar Fatos Nanon edhe e hodhët. Si puna e këtyre që i bëri milionerë Fatos Nano edhe ia futët pastaj …
Bashkim Fino: Jo po, si puna jote me Bamirin dhe me Sali Shehun. Nuk ka performancë ai për të drejtuar KLSH-në. Po ti e ke pas koleg….
Dashnor Sula: Ulu, ulu, qetësohu.
M.N.
Comments
ka o muci ka rendesi ta
<p>ka o muci ka rendesi ta botosh.. qe te marre vesh mileti se cfare mendojne vertet deputetet kur flasin pa MASKA!!</p>
e zgjuar kjo taktika e te
<p>e zgjuar kjo taktika e te botuarit te nje lajmi te tille duke thene qe ska pse botohet nje lajm i tille</p>
Add new comment